Politike

SPAK kërkoi 'arrest shtëpie', caktohet data e vendimit për Berishën

SPAK kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën "arrest shtëpie".  

22 Dhjetor 2023, 12:13 Nga a.l
SPAK kërkoi 'arrest shtëpie', caktohet data e vendimit
Sali Berisha

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar sot në GJKKO kërkesën për "arrest shtëpie" për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion në aferën e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani". 

Kërkesa u dorëzua një ditë pasi Kuvendi votoi me 75 vota pro në seancë plenare, heqjen e imunitetit të Sali Berishës. seanca do të mbahet më 26 dhjetor ora 10:00 dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. SPAK kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën "arrest shtëpie".  

sali berisha

Sondazh

Poll