Politike

Kaosi në Kuvend gjatë votimit për Berishën, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të opozitës

Deputetët e opozitës u përplasën me gardën e Republikës, grumbulluan karriget në Kuvend dhe hodhën tymuese gjatë momentit që po PS votonte për autorizimin e arrestimit të Berishës.

22 Dhjetor 2023, 11:24 Nga A.B
Kaosi në Kuvend gjatë votimit për Berishën, PS kërkon
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për disa deputetë të opozitës që shkaktuan kaos në Kuvend gjatë seancës parlamentare të së enjtes (21 Dhjetor) ku u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, që i hap rrugë arrestimit të tij.

Deputetët e opozitës u përplasën me gardën e Republikës, grumbulluan karriget në Kuvend dhe hodhën tymuese gjatë momentit që po PS votonte për autorizimin e arrestimit të Berishës.

Mazhoranca kërkon përjashtimin e disa deputetëve të opozitës, ndërsa kërkesën do e dërgojë në Sekretariatin e Etikës. Sipas ndryshimeve të reja në rregulloren e Kuvendit, ligjvënësit rrezikojnë deri ne 60 ditë përjashtim nga Parlamenti./Dosja.al

partia socialiste kuvendi

Sondazh

Poll