Aktualitet

GJKKO e dënoi me 11.4 vite burg, Apeli jep vendimin për kreu e grupit të trafikut të drogës

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar dënimin duke e dënuar me 12.8 vite burg, duke i shtuar edhe akuzën për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

22 Dhjetor 2023, 13:41 Nga Dosja.al
GJKKO e dënoi me 11.4 vite burg, Apeli jep vendimin për kreu e grupit
Ilirjan Duçellari

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar vendimin e dënimit të kreut të një grupit të trafikut të drogës, Ilirjan Duçellarin (Zaimi). Ai kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e kishte dënuar me 11.4 vite burg.

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar dënimin duke e dënuar me 12.8 vite burg, duke i shtuar edhe akuzën për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miranda Andoni (anëtare), sot më datë 22.12.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 46 akti, datë 11.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit I.D. (Z.), A.K., K. (P.) B., O.D., J.B., R.M., A.K., M.D., si dhe mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 13, datë 21.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

si një kërkesë e pa bazuar në ligj dhe në prova…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Pasuria me nr. {…}, Zona Kadastrale {…}, Vol. {…}, Fq. {…}, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 69.32 m2, ndodhur në {…}, {…}, regjistruar në emër të shtetasit I.Z., hipotekuar në favor të Bankës së Parë të Investimeve {…}, dhe të Bankës {…} sh.a.;

Pasuria me nr. {…}, Zona Kadastrale {…}, Vol. {…}, Fq. {…}, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 56.80 m2, ndodhur në Lagjen “{…}”, {…}, regjistruar në emër të shtetasit I.Z., hipotekuar në favor të Bankës {…} sh.a.;

Pasuria me nr. {…}, Zona Kadastrale {…}, Vol. {…}, Fq. {…}, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 134 m2, ndodhur në Lagjen “{…}”,{…}, regjistruar në emër të shtetases E.D., hipotekuar në favor të Bankës {…} sh.a.;

Pasuria me nr. {…}, Zona Kadastrale {…}, Vol. {…}, Fq. {…}, e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 124 m2, ndodhur në Lagjen “{…}”,{…}, godinë tre katëshe, me dy kate banimi, me sipërfaqe 124 m2 secili, dhe kati i tretë me sipërfaqe 71 m2, regjistruar në emër të shtetasit N.D., hipotekuar në favor të Bankës {…};

ilirjan duçellari

Sondazh

Poll