Aktualitet

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit

Sot Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e telefonit të sekuestruar.

22 Dhjetor 2023, 11:12 Nga A.B
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rikthimin në
Jamarber Malltezi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin ku kërkon rikthimin e tij në qeli.

Më 21 nëntor Gjykata e Apelit ndryshoi masën për Malltezin nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Sot Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e telefonit të sekuestruar.

Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Malltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.

Mbrojtja e Malltezit, mbi të cilin rëndon akuza korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, dërgoi disa ditë më parë kërkesë për shuarje ose zbutje të masës “arrest në burg”.

Malltezi, i cili më herët mbante postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike u arrestua më 21 tetor, ndërsa ndodhej në aeroportin e Rinasit./Dosja.al

jamarber malltezi

Sondazh

Poll