Aktualitet

I përfshirë në tentativë vrasje në bashkëpunim me Dedan Gjonin, arrestohet në Sukth ‘i forti i Durrësit’

Kep Arapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë.

22 Dhjetor 2023, 10:19 Nga A.B
I përfshirë në tentativë vrasje në bashkëpunim me
Policia

DURRËS- Rexhep Rapi, i njohur si ‘Kep Rapi’ është arrestuar nga forcat speciale të Tiranës me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij është bërë sot në banesën e tij në Sukth. Kep Arapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të operacionit është arrestuar edhe nipi i tij dhe një ish-punonjës policie.

Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë. Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi./Dosja.al

dedan gjoni rexhep rapi kep arapi

Sondazh

Poll