Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Bie nga kati i 9-të i ndërtesës, punëtori i ndërtimit ndërron jetë në vend

Ngjarja e rëndë është shënuar tek “Universe City” në kryeqytet rreth orës 10:12 të mëngjesit të sotëm.

22 Dhjetor 2023, 11:42 Nga a.l
E rëndë në Tiranë/ Bie nga kati i 9-të i
Policia

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një person ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga kati i 9-të i një pallati, ku punonte. Ngjarja e rëndë është shënuar tek “Universe City” në kryeqytet rreth orës 10:12 të mëngjesit të sotëm. 

"Tiranë/Informacion paraprak- Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

tirane

Sondazh

Poll