Aktualitet

I shpëtoi atentatit! Kush është 'Akili', shënjestra me 25 identitete e “të fortit” të Sukthit që u ndihmua nga ish-shefi i komisariatit

Akili përdorte rreth 25 identitete dhe raportohet se drejtonte trafikun e drogës nga Amsterdami.

22 Dhjetor 2023, 10:47 Nga A.B
I shpëtoi atentatit! Kush është 'Akili',
Xhevdet Plaku

TIRANË-Policia ka zhvilluar një operacion në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjerë në pranga kanë rënë edhe Rexhep Arapi i njohur si “i forti i Durrësi”, nipi i tij dhe një ish-punonjës policie, për një tentativë vrasje ndaj kreut të grupit te drogës, Xhevdet Plaku, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”. 

Ky i fundit, përdorte rreth 25 identitete dhe raportohet se drejtonte trafikun e drogës nga Amsterdami. 

Në punën e tij, kryesisht pakove të drogës u vinte emri luksi sipas markave të njohura të modës, në bazë të cilësisë së mallit. Kokaina më e pastër e quante ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.

Shqiptari importonte tonelata me drogë kryesisht nga Holanda dhe Belgjika, për në Breshia.

I përfshirë në këtë tentativë vrasjeje është edhe ish-shefi i Krimeve të Renda, Dedan Gjoni, i arrestuar më parë në kuadër të një tjetër dosje penale, ku ranë në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë.

dedan gjoni xhevdet plaku

Sondazh

Poll