Aktualitet

Bllokohen nga dëbora rrugët në Theth, automjetet duhet të lëvizin me zinxhirë dhe goma dimërore

Lëvizja drejt këtyre pikave turistike sugjerohet të bëhet vetëm me automjete me goma dimërore dhe zinxhirë.

22 Dhjetor 2023, 09:38 Nga a.l
Bllokohen nga dëbora rrugët në Theth, automjetet duhet të
Theth

SHKODËR- Reshje të dendura bore kanë bllokuar rrugët në qarkun Shkodër. Në Qafë Thore në lartësi mbi 1200 metra reshjet e borës kanë qenë të shumta, ndërkohë borëpastrueset po mbajnë të hapur aksin Bogë-Theth. Lëvizja drejt këtyre pikave turistike sugjerohet të bëhet vetëm me automjete me goma dimërore dhe zinxhirë.

Sakaq sa i takon ditës së sotme, parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.  

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll