Bota

Milei, ti je mbeturinë, ti je diktatura”/ Protesta të ashpra në Argjentinë kundër reformave të presidentit të ri

Dekreti hapi rrugën për privatizimin e kompanive shtetërore, hoqi të drejtat e punëtorëve, duke përfshirë lejen e lehonisë, i dha fund kufijve të eksporteve dhe ndryshoi ligjet e banesave me qira dhe pronësinë e tokës për të lejuar investime të huaja.

21 Dhjetor 2023, 20:10 Nga A.TH
Milei, ti je mbeturinë, ti je diktatura”/ Protesta të ashpra
Javier Milei

ARGJENTINË- Mijëra protestues dolën në rrugët e Buenos Aires-it pasi presidenti i ri i Argjentinës njoftoi një dekret të gjerë emergjent që përmban dhjetëra masa të diskutueshme ekonomike. Javier Milei, një ekonomist radikal libertarian fitoi pushtetin duke reforma dramatike të ekonomisë së Argjentinës mes inflacionit të shfrenuar dhe varfërisë së përhapur. Të mërkurën mbrëma, Milei u shfaq në televizion, i rrethuar nga 12 ministra dhe zyrtarë të lartë, për të zbuluar një dekret që ai pretendonte se do ta nxirrte vendin e Amerikës së Jugut nga “ferri ekonomik “.

Dekreti i Mileit hapi rrugën për privatizimin e kompanive shtetërore, hoqi të drejtat e punëtorëve, duke përfshirë lejen e lehonisë, i dha fund kufijve të eksporteve dhe ndryshoi ligjet e banesave me qira dhe pronësinë e tokës për të lejuar investime të huaja. Milei gjithashtu përshëndeti edhe miliarderin e djathtë Elon Musk, i cili miratoi fushatën e tij, duke njoftuar ndryshime në tregun e internetit satelitor të Argjentinës që do të lejonte hyrjen e kompanive të tilla si Starlink. Milei, i cili javën e kaluar zhvlerësoi monedhën e Argjentinës, peson, me më shumë se 50% dhe pezulloi të gjitha punët publike, tha se vendi i tij kërkonte një ndryshim urgjent të drejtimit për të shmangur katastrofën dhe hiperinflacionin.

"Ky ndryshim fillon sot,“ deklaroi presidenti i Argjentinës

Masat e shpallura shkaktuan reagimin e opozitës dhe shumë qytetarë të thjeshtë, të cilët dolën në ballkonet e tyre menjëherë pas fjalimit të presidentit për të protestuar duke përplasur tenxheret dhe tiganët. Protesta u përhap në rrugë pasi njerëzit filluan të bllokojnë rrugët në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Në orët e para të së enjtes mijëra protestues ishin mbledhur në sheshin jashtë kongresit, ku Milei u betua më 10 dhjetor

. “Milei! Ju jeni mbeturina! Ti je diktatura,” këndonin ata.

 

javier milei

Sondazh

Poll