Bota

Forcat ruse sulmojnë minierat në Ukrainë/ Vritën pesë persona dhe plagosen disa të tjerë

Ukraina njoftoi se kishte pësuar një sulm të ri në shkallë të gjerë gjatë natës në 12 rajone të Ukrainës me 35 drone Shahed të prodhuar nga Irani. 34 prej tyre u rrëzuan.

21 Dhjetor 2023, 20:01 Nga A.TH
Forcat ruse sulmojnë minierat në Ukrainë/ Vritën pesë
Ukraine

UKRAINË- Pesë persona u vranë dhe disa u plagosën nga sulmet e fundit ruse që synonin kompanitë e minierave në qytetin lindor të Ukrainës, Toretsk. Sipas ministri të Brendshëm, Igor Klymenko, gjatë sulmeve në minierën e Toretsk u vranë tre civilë dhe u plagosën pesë të tjerë. Bombardimi kishte në shënjestër edhe Nikopol, në jug të Ukrainës, ku dy gra u vranë dhe një burrë u plagos.

Ukraina njoftoi se kishte pësuar një sulm të ri në shkallë të gjerë gjatë natës në 12 rajone të Ukrainës me 35 drone Shahed të prodhuar nga Irani. 34 prej tyre u rrëzuan. Krahas Kievit, të shtënat goditën edhe qytetet Poltava dhe Mykolaiv. Nuk raportohet për viktima. Ndërkohë edhe Ukraina ka kryer sylme mbi rajonet ruse. Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron ukrainas mbi rajonin rus Bryansk të enjten, në kufi me Bjellorusinë dhe Ukrainën. Në terren, Ukraina ka filluar ndërtimin e fortifikimeve të reja për të frenuar sulmet e nisura nga Rusia përgjatë vijës së kontaktit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse Valery Gerasimov foli për përparime të vogla të armikut në frontin jugor në drejtim të Zaporizhzhia, megjithëse jo të mjaftueshme për të thyer linjat e mbrojtjes ruse. Sipas asaj që raportoi Gerasimov, 160 mijë ukrainas vdiqën gjatë kundërofensivave.

“Në gjashtë muaj kundërofensivë, humbjet e armikut arritën në rreth 160 mijë njerëz, më shumë se 3 mijë automjete të blinduara luftarake, duke përfshirë 766 tanke, si dhe 121 avionë dhe 23 helikopterë,” tha ai.

lufta ukraine-rusi igor klymenko

Sondazh

Poll