Politike

Sulmi në Pragë, Rama: Shqipëria dënon dhunën dhe qëndron pranë miqve çekë

Rama shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa shton se Shqipëria dënon dhunën dhe qëndron pranë Republikës Çeke në këto kohë të vështira.

21 Dhjetor 2023, 20:53 Nga I.A
Sulmi në Pragë, Rama: Shqipëria dënon dhunën dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Pragë, ku një 24-vjeçar vrau të paktën 15 persona dhe plagosi rreth 30 të tjerë. Me anë të një postim në “X”, Rama shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa shton se Shqipëria dënon dhunën dhe qëndron pranë Republikës Çeke në këto kohë të vështira.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama.

Sulmi në Fakultetin e Arteve në Pragë

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

edi rama te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll