Politike

PD mbledh Këshillin Kombëtar ditën e shtunë, pritet riorganizimi i partisë në 4 rajone

Gjithashtu do të ftohet në riorganizim kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi, si dhe deputetët që e mbështesin.

21 Dhjetor 2023, 20:50 Nga I.A
PD mbledh Këshillin Kombëtar ditën e shtunë, pritet
Kryesia e PD

TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e shtunë në orën 12:00. Bëhet me dije se  në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, u vendos që të krijohen 4 rajone të cilat do të drejtohen nga 4 koordinatorë. Gjithashtu do të ftohet në riorganizim kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi, si dhe deputetët që e mbështesin.

Me 75 vota në favor, Kuvendi e miratoi kërkesën për t’ia hequr Berishës imunitetin parlamentar të enjten. Në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha akuzohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv Partizani. Opozita u përpoq ta pengojë votimin duke hedhur flakadanë në seancën foltorja e të cilës u sigurua nga një numër i madh i rojeve të sigurisë, ndërkohë që pranë ndërtesës së Kuvendit protestuesit e kundërshtuan vendimin. Të hënën, Këshilli i Mandateve i Kuvendit të Shqipërisë e çoi në votim heqjen e imunitetit për Berishën me kërkesë të prokurorëve

sali berisha

Sondazh

Poll