Aktualitet

Në kërkim si anëtare e një grupi kriminal që ndihmonte emigrantë, arrestohet 50-vjeçarja nga Bullgaria në Shkodër

Ajo akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

21 Dhjetor 2023, 16:13 Nga I.A
Në kërkim si anëtare e një grupi kriminal që ndihmonte
Policia

SHKODËR- Njeë 50-vjeçare nga Bullgaria është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga ka rënë gruaja me iniciale I.T (D), e cila banon në Bullgari. Ajo akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër është kapur dhe ndaluar shtetasja bullgare:

I. T.(D.), 50 vjeçe, banuese në Bullgari.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi dyshohet si pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. 3 pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

sundimi i ligjit

Sondazh

Poll