Aktualitet

Vrau italianen shtatzënë/ Bujari bëri xhiro me biçikletë dhe piu birra në lokal, telefonoi policinë: E bëra unë, do të dorëzohem

Në mendjen e tij, kjo telefonatë supozohej të ngadalësonte kërkimet ndërsa burri, pronar i kompanisë artizanale “Sette Color”, po përgatitej të arratisej.

21 Dhjetor 2023, 12:43 Nga a.l
Vrau italianen shtatzënë/ Bujari bëri xhiro me
Vanessa Ballan deh Bujar Fandaj

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçares Vanessa Ballan në Treviso të Italisë. Mësohet se autori, shqiptari nga Kosova Bujar Fandaj me të cilin italiania kishte lidhje jashtëmartesore, kishte planifikuar me detaje alibinë për të shmangur autorsinë e krimit. 

Disa orë para atentatit, në profilet e tij në rrjetet sociale ai postoi një foto nga kryqëzimi drejt Nova Goricës, në Slloveni, ndërsa mbrëmjen e së martës kur duke përdorur një celular pa kartë SIM (për të parandaluar gjeolokalizimin) thirri policinë dhe rrëfeu: “Isha unë që e bëra, nesër do të dorëzohem në komisariatin e Riese Pio X".

Në mendjen e tij, kjo telefonatë supozohej të ngadalësonte kërkimet ndërsa burri, pronar i kompanisë artizanale “Sette Color”, po përgatitej të arratisej.

Pasi kreu krimin makabër, ai ka ecur me biçikletë për të shmangur kamerat e sigurisë dhe mbi të gjitha sistemet e zbulimit të targave. Bujari është endur nëpër fshat përpara se të ndalonte në lokalin "Ci Torno" në San Vito di Altivole.

Ai ishte klient i rregullt kështu që rreth orës 14:40, kur hyri, askush nuk i kushtoi vëmendje. Ai shkoi në tualet për t'u freskuar dhe ndoshta për të pastruar një plagë të vogël në dorë, mes gishtit tregues dhe gishtit të madh, të cilën me sa duket e pësoi teksa i merrte jetën me 7 goditje thike Vanesës.

bujar fandaj vanessa ballan

Sondazh

Poll