Aktualitet

U asfiksua nga rrjedhja e gazit, humb jetën 56-vjeçari në një hotel në Maliq (EMRI)

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes

21 Dhjetor 2023, 10:23 Nga r.ll
U asfiksua nga rrjedhja e gazit, humb jetën 56-vjeçari në
foto ilustruese

KORÇË- Një 56-vjeçar ka humbur jetën në Maliq në Korçë, pasi dyshohet se është asfiksuar nga rrjedhja e gazit në dhomën e hotelit ku po qëndronte. Sipas informacionit policor 55-vjeçari bashkë me një 49-vjeçare, të dy banues në Tiranë. 

Bexhet Tresa u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetonte, ndërsa 49-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetë Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

maliq bexhet tresa

Sondazh

Poll