Aktualitet

Piktura dhe ikona të vjedhura/ Gjykata e Fierit cakton masën e sigurisë për dy të arrestuarit, avokati: Janë të varfër!

Avokati Ermal Hamataj ka pohuar se e gjitha është një show që ka nisur nga Drejtoria e Policisë Fier duke arrestuar persona te paarsimuar, në kushte ekstreme te varfërisë që nuk dinë vlerën e ikonave e jo me të merren me trafikimin e tyre.

21 Dhjetor 2023, 11:12 Nga Dosja.al
Piktura dhe ikona të vjedhura/ Gjykata e Fierit cakton masën e
Pikturat

TIRANË- “Arrest me  burg” ka dhënë gjyqtarja e Fierit mëngjesin e sotëm si masë e sigurimit për Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani, të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera” ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove. Gjyqtare e çështjes është Miranda Nakaj, prokuror Elvis Alliaj ndërkohë që i akuzuari Kalemi mbrohet nga Ermal Hamataj kreu i dhomës së avokatisë Fier.

Në seancën e zhvilluar i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit dhe ka mohuar akuzat. Gjyqtaria Miranda Nakaj pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve t’u jepet masa arrest me burg.

Sondazh

Poll