21 Dhjetor 2023, 12:58
Nga r.ll
lefter alla
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka kërkuar sërish pafajësinë dhe lirinë nga Gjykata e Posaçme. Në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes ditëne sotme, Alla dhe avokatët e tij paraqitën pretendimet e tyre. Ai ka thënë se ka hequr dorë nga biznesi i tij për t’i shërbyer qytetarëve të Bulqizë, ndërsa nuk pranon akuzat ndaj tij.
“Jam i pafajshëm, jam zgjedhur me 67 % të votave nga populli i Bulqizës. I kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim. Kam hequr dorë nga biznesi. Nuk kam pasur përvoja të tjera në administratë. Lashë biznesin tim për t’i shërbyer popullit. Kam marrë nga pjesa e familjes time për t’ia vënë në dispozicion popullit. E nderuar gjykatës, shiheni me kujdes këtë punë”, ka thënë Alla.
Ish-kryebashkiaku hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme se nuk e ka marrë në pyetje. Në të njëjtën linjë sa i përket kërkesave ishte edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Enkeleda Lleshi.
“Nuk kam pasur tagër më shumë se të lëshojë urdhra si e deleguara e kryetarit. Nuk kam pasur dijeni se kush është kompania që po kryente punimet”, është shprehur Lleshi.
Për përgjimet e kryera nga SPAK në kuadër të hetimeve ndaj zyrtarëve, ku Lleshi komunikon me mikun e tij Aqif Konesha që fitoi tenderin e një ujësjellësi me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10-mujor, ajo tha se kishte folur për detyra të tjera.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryetarin e bashkisë së Bulqizës i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat. Ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Alla do të vuajë 2 vite e 4 muaj burg dhe për 5 vite nuk do t’i lejohet që të ushtrojë asnjë funksion publik. Ndërkohë për ish-nënkryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, SPAK kërkoi 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite heqje lirie, si dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Ish-kryebashkiaku, Lefter Alla u vu në pranga disa muaj më parë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
lefter alla
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 12:43
a.l
Vanessa Ballan deh Bujar Fandaj
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçares Vanessa Ballan në Treviso të Itali...
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 12:10
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kompanitë eksportuese dhe prodhuese paralajmërojnë se në ditët e para të janarit do të dali...
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 11:57
A.B
Arme
LEZHË- Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë, në dy operacione të ndryshme të zhvilluara në Q...
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 11:24
r.ll
vanessa ballan
ITALI- Kolegët e 27-vjeçares, Vanessa Ballan, e cila u masakrua me thikë nga shqiptari Bujar Fandaj, kanë folur pë...
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 11:12
Dosja.al
Pikturat
TIRANË- “Arrest me burg” ka dhënë gjyqtarja e Fierit mëngjesin e sotëm si masë e sigurimit pë...
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 10:23
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një 56-vjeçar ka humbur jetën në Maliq në Korçë, pasi dyshohet se është...
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 10:00
A.B
Elez Biberaj
TIRANË- Pas 43 vitesh karrierë, gazetari i njohur i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, do të dalë kët&eu...
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 09:47
r.ll
pamje nga protesta
TIRANË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara Kuvendit në protestën e thirrur nga opozi...
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 09:05
r.ll
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka vjedhur një automjet në o...
Aktualitet
21 Dhjetor 2023, 08:23
r.ll
foto nga parlamenti
TIRANË- Më pak se një orë na ndan nga nisja e protestës së opozitës, ndërsa rreth 800 polic&eum...