Aktualitet

Vodhi makinën në oborrin e një banese dhe më pas e fshehu, arrestohet 43 vjeçari në Tiranë

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar "Last guide".

21 Dhjetor 2023, 09:05 Nga r.ll
Vodhi makinën në oborrin e një banese dhe më pas e fshehu,
pamje nga arrestimi

TIRANË- Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka vjedhur një automjet në oborrin e një banese në rrugën “Bab Rexha” në kryeqytet dhe më pas makinën e ka fshehur në garazh.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar "Last guide".

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Last guide".

Vodhi një automjet në oborrin e një banese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në oborrin e një banese në rrugën "Bab Rexha", ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

- A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur një automjet tip "Opel", në pronësi të shtetasit T. M., në rrugën "Bab Rexha", dhe më pas e ka fshehur atë në një garazh në zonën e Don Boskos.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll