Politike

Protesta e opozitës para dhe brenda Kuvendit, Rama i pashqetësuar, futet në Kuvend i vetëm (PAMJET)

Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit, tek dera janë pozicionuar 10 deputetë të opozitës të cilët janë të përjashtuar.

21 Dhjetor 2023, 09:49 Nga A.B
Protesta e opozitës para dhe brenda Kuvendit, Rama i pashqetësuar,
Edi Rama

TIRANË- Ka mbërritur në ambientet e Kuvendit edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili do të jetë prezent në seancën e sotme, në të cilën pritet të votohet për kryedemokratin Sali Berisha.

Brenda sallës së Kuvendit janë futur deputetët e PD-së të cilët kanë krijuar kaos, kanë mbledhur karriget para foltores dhe po përplasen me Gardën. Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit, tek dera janë pozicionuar 10 deputetë të opozitës të cilët janë të përjashtuar.

Protesta e opozitës para dhe brenda Kuvendit, Rama i pashqetësuar,

Protestuesit nga ana tjetër kanë nisur aksionin e tyre me sloganin “o sot, o kurrë”./Dosja.al

protesta e opozites 21 dhjetor 2023

Sondazh

Poll