Sport

Liverpool ia del të kalojë në gjysmëfinalen e Kupës!

Liverpool kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup, duke plotësuar katërshen pas Middlesbrough, Chelsea-t dhe Fulham-it, teksa West Ham eliminohet në çerekfinale.

21 Dhjetor 2023, 00:18 Nga DOSJA
Liverpool ia del të kalojë në gjysmëfinalen e Kupës!

ANGLI - Liverpool triumfon me rezultatin 5-1 ndaj West Ham dhe kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup. Ndeshja e luajtur në “Anfield” foli e gjitha për “The Reds”, që zhbllokuan sfidën në minutën e 28’ falë golit të Szoboszlai.

Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 56-të, kur Jones i asistuar nga Nunez shënoi golin e dytë për skuadrën e Jurgen Klopp. Ndërsa në minutën e 71-të Gakpo realizoi golin e tretë për Liverpool. West Ham provoi të reagojë dhe në minutën e 77-të Bowen gjeti rrugën drejt rrjetës.

Megjithatë Liverpool vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 82′ Salah realizoi golin e katërt për skuadrën e Klopp. Takimi u vulos nga Curtis Jones, i cili realizoi golin e pestë për Liverpool-in dhe të dytin personal në minutën e 85-të.

Liverpool kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup, duke plotësuar katërshen pas Middlesbrough, Chelsea-t dhe Fulham-it, teksa West Ham eliminohet në çerekfinale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll