Sport

Vjen momenti i Asllanit, titullar sot me Interin!

Ndeshja nis në orën 21:00 dhe është e vlefshme për Kupën e Italisë. Asllani ka shansin t’i tregojë trajnerit se mund të përballojë me sukses më tepër minuta te Interi.

20 Dhjetor 2023, 20:35 Nga DOSJA
Vjen momenti i Asllanit, titullar sot me Interin!

ITALI - Kristjan Asllani do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij në fushën e lojës. Mbrëmjen e sotme do të jetë momenti i tij, teksa Simone Inzagi ka vendosur ta gradojë titullar. Mesfushori shqiptar do të hyjë në fushë që nga minuta e parë në përballjen kundër Bolonjës.

Ndeshja nis në orën 21:00 dhe është e vlefshme për Kupën e Italisë. Asllani ka shansin t’i tregojë trajnerit se mund të përballojë me sukses më tepër minuta te Interi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll