Sport

“Thirrja e dhimbjes nuk ka efekt!”… E bija akuzon Eto'o-n në Prokurori për pensionin

Ish-sulmuesi i Kamerunit e gjen sërish veten në telashe, pasi në vitin 2015, u urdhërua të paguante 10 mijë euro për Annie.

20 Dhjetor 2023, 16:26 Nga DOSJA

“Thirrja e dhimbjes nuk ka efekt!”… E bija akuzon

ITALI - Annie, vajza e Samuel Eto'o-s, denoncoi babanë e saj në Prokurorinë Publike të Milanos, duke pretenduar se ai kishte dështuar edhe një herë të paguante alimentacionin, "duke mos përmbushur detyrimet e mbështetjes familjare".

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, 21-vjeçarja është përpjekur të kontaktojë me të atin “e dëshpëruar”, pa marrë përgjigje. Në një dokument ku i njëjti burim kishte akses, thuhet se Annie “është në një situatë të brishtë psikologjike, pasi i mungon figura atërore dhe po përballet me vështirësi ekonomike”.

Në ankesë theksohet gjithashtu se vajza "nuk është e pavarur ekonomikisht, studion jashtë shtëpisë dhe ka vetëm mbështetjen e nënës së saj, e cila arrin me shumë përpjekje t'i garantojë një jetë dinjitoze. E qara e dhimbjes së vajzës nuk po merr efekt”, mund të lexohet në document.

Vitin e kaluar, mbrojtja e Annie siguroi se Eto'o i detyrohej "më shumë se pesë vjet mbështetje" gruas së re, duke theksuar se situata e saj ekonomike ishte "shumë e vështirë". Në vitin 2015, presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit tashmë ishte urdhëruar të paguante 10 mijë euro për Annie dhe nënën e vajzës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll