Sport

Atalanta kërkon t'i besojë mbrojtjen një tjetër shqiptari…!

Në rast se Napoli e nxjerr në shitje Rrahmanin, atëherë thuhet se skuadra e Atalantës do të tentojë transferimin e tij. Tek Atalanta Amir Rrahmani do të gjente ish-shokun e tij të skuadrës te Kombëtarja shqiptare, Berat Gjimshitin.

20 Dhjetor 2023, 21:31 Nga DOSJA
Atalanta kërkon t'i besojë mbrojtjen një tjetër

ITALI - Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka gjasa të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni. Mediat italiane kanë raportuar sot se te Napoli po mendojnë për shitjen e ish-mbrojtësit të Partizanit në merkaton e verës, pasi Rrahmani nuk është në nivelin më të lartë të mundshëm këtë edicion.

Në rast se Napoli e nxjerr në shitje Rrahmanin, atëherë thuhet se skuadra e Atalantës do të tentojë transferimin e tij. Tek Atalanta Amir Rrahmani do të gjente ish-shokun e tij të skuadrës te Kombëtarja shqiptare, Berat Gjimshitin.

Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027, si dhe opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. 29-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 16 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll