Sport

Mesfushori Matheus Nunes dhe finalja ndaj Fluminenses: "Unë jam tifoz i Flamengos, kështu që do të jetë diçka e veçantë"...

Mesfushori i Manchester Cityt e parashikon të vështirë ndeshjen finale të Kupës së Botës për Klube

20 Dhjetor 2023, 16:52 Nga DOSJA

Mesfushori Matheus Nunes dhe finalja ndaj Fluminenses: "Unë jam tifoz

ARABIA SAUDITE - Matheus Nunes ndihmoi Manchester Cityn për të mposhtur Urawa Reds (3-0) dhe për të garantuar hyrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, të planifikuar për të premten (19:00). 

Rrugës do të jetë skuadra braziliane e Fluminenses dhe mesfushori i lindur në Rio de Zhaneiro, nuk e ka fshehur faktin se takimi do të jetë i veçantë. “Unë jam tifoz i Flamengos, kështu që është një motiv shtesë për mua dhe shpresoj të dal nga fusha me titullin”, ka rrëfyer ai. 

Me gjithë favorizimin e “Qytetarëve”, Matheus nuk pret një detyrë të lehtë. "Ne nuk e kemi analizuar ende në thellësi Fluminensen, sepse fillimisht ishte përgatitje për gjysmëfinale. Por unë pashë finalen e Copa Libertadores, e cila ishte një lojë shumë konkurruese dhe në të cilën ata mundën një ekip të madh si Boca Juniors (fituan 2-1 në kohën shtesë). Ata kanë një skuadër cilësore, me lojtarë të jashtëzakonshëm si Ganso dhe Marcelo. Por ne do të jemi të përgatitur", premtoi portugezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll