Sport

Ancelotti konfirmon se Real mund të nënshkruajë me një qendërmbrojtës në janar…

"Los blancos" po mbajnë një sy te António Silva dhe Gonçalo Inácio, respektivisht mbrojtës nga Benfica dhe Sporting.

20 Dhjetor 2023, 15:50 Nga DOSJA

Ancelotti konfirmon se Real mund të nënshkruajë me një

SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli këtë të mërkurë, në pritje të ndeshjes me Alavés (nesër 20:30) për merkaton e janarit, në një kohë kur ‘merengët’ kanë nevojë për një qendërmbrojtës, si pasojë e dëmtimit të Alabas dhe Éder Militão, ndaj ata po mbajnë një sy nga António Silva i Benficës dhe Gonçalo Inácio i Sporting.

"Nuk po them se kemi nevojë për një qendërmbrojtës të ri. Ne folëm me klubin dhe është diçka që do ta vlerësojmë në ditët në vijim, kemi kohë. Tregu i janarit përfundon më 31 dhe ne po kërkojmë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Për momentin, nuk jemi me nxitim.

Do ta mbyllim mirë vitin dhe më pas do të kemi kohë për të marrë vendimin më të mirë”,- tha trajneri italian, para se të pyetej për kandidaturat. "Nuk është koha për të folur për emra. Nëse ka një alternativë të mirë, do ta bëjmë. Ka kohë për të menduar",- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll