Sport

Federata Ruse kundër largimit nga UEFA, për të kaluar në Konfederatën Aziatike

E pezulluar që nga shkurti i vitit 2022 nga të gjitha garat nga FIFA dhe UEFA, Federata Ruse votoi kundër transferimit të saj nga konfederata evropiane në atë aziatike.

20 Dhjetor 2023, 13:31 Nga DOSJA

Federata Ruse kundër largimit nga UEFA, për të kaluar në

RUSI - Federata Ruse e Futbollit (RFU) ka votuar kundër transferimit të anëtarësimit të saj nga Evropa në Azi, raportuan të mërkurën agjencitë ruse të lajmeve.

Udhëheqësit rusë kanë vendosur të qëndrojnë në Evropë, ndërsa konsiderojnë përparimin në marrëdhëniet e saj me UEFA-n. Megjithatë, ishin zhvilluar diskutime për t'u bashkuar me Konfederatën Aziatike (AFC).

 “U diskutua çështja e transferimit të RFU. E votuam kundër njëzëri, sepse nuk ka garanci nga FIFA. Ne kemi vendosur të vazhdojmë kontaktet me UEFA-n, veçanërisht pasi ka progres”,- deklaroi Mikhail Gerchkovitch, anëtar i komitetit të UEFA-s, sipas komenteve të transmetuara nga agjencia e shtypit RIA.

Që nga shkurti 2022, klubet dhe ekipet ruse janë pezulluar nga të gjitha garat ndërkombëtare, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Shtatorin e kaluar, UEFA i lehtësoi këto kufizime, duke pranuar pjesëmarrjen e ekipeve të të rinjve rusë, më pas ndryshoi mendje përballë protestave mediatike dhe bojkotit të nisur nga Ukraina, Anglia dhe kombëtare të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll