Politike

Deputetët e PD kërkuan pezullimin e arrestimit të Berishës, Gjykata Kushtetuese e rrëzon

Po ashtu, në padi thuhet se duhet të shpallen të papajtueshme me kushtetutën masat e marra nga SPAK për Berishën, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”, pasi nuk ishte marrë më herët autorizimi nga Kuvendi. Deputetët demokratë kërkuan gjithashtu pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj Berishës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

20 Dhjetor 2023, 15:44 Nga a.l
Deputetët e PD kërkuan pezullimin e arrestimit të Berishës,
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar shqyrtim kërkesën e deputetëve të opozitës për mandatin e Sali Berishës. Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan të shpallin antikushtetuese masat kufizuese të SPAK ndaj liderit demokrat Sali Berisha.

“Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi mos kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ndaj pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre”, thuhet midis të tjerash në vendim.

Ata pretenduan se masat e marra “detyrim paraqitje” dhe “pengim për të dalë nga vendi”, janë antikushtetuese, pasi SPAK nuk ka marrë më parë autorizim nga Kuvendi.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, demokratët kërkonin të zgjidhnin konfliktin e kompetencave ligjore mes SPAK dhe Kuvendit, “për sa i përket heqjes ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”.

Po ashtu, në padi thuhet se duhet të shpallen të papajtueshme me kushtetutën masat e marra nga SPAK për Berishën, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”, pasi nuk ishte marrë më herët autorizimi nga Kuvendi. Deputetët demokratë kërkuan gjithashtu pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj Berishës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi më 12 dhjetor, Kuvendit autorizimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës në atë të “arrestit në shtëpi”, pasi ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e detyrimit me paraqitje.

sali berisha

Sondazh

Poll