Aktualitet

U kap me 3 kg drogë në çantë, vihet në pranga 25-vjeçari në Kurbin (EMRI)

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit antidrogë "Tempulli.

20 Dhjetor 2023, 14:29 Nga r.ll
U kap me 3 kg drogë në çantë, vihet në pranga
foto ilustruese

LEZHË- Një 25-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi u kap me mbi 3 kg kanabis në çantë, të cilën tentoi ta fshehë pasi ka parë punonjësit e policisë.

Në pranga ka rënë, i riu i identifikuar si Besnik Ndreca. Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit antidrogë "Tempulli".

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas do të transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.

Në fshatin Delbnisht, Kurbin, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi B. N., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 25 vjeç, banues në fshatin Delbnisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

besnik ndreca

Sondazh

Poll