Aktualitet

Vettingu në Polici/ Doli para komisionit të vlerësimit, konfirmohet në detyrë Drejtori i Kufirit në Gjirokastër

Trupa e Vlerësimit përbëhej Suela Bulku, e cila ishte Kryesuese, nga relatori Arben Sefaj dhe anëtarja Denisa Sina.

20 Dhjetor 2023, 11:38 Nga h.k
Vettingu në Polici/ Doli para komisionit të vlerësimit,
Foto ilustruese

TIRANË-Ndue Doçi, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër doli paraditen e sotme përpara trupës vlerësuese të vettingut për uniformat blu. 

Doçi kaloi të treja kriteret, atë të pasurisë, aftësisë dhe pastërtisë së figurës dhe më pas komisioni e ka konfirmuar në detyrë. 

Trupa e Vlerësimit përbëhej Suela Bulku, e cila ishte Kryesuese, nga relatori Arben Sefaj dhe anëtarja Denisa Sina.

Dy ditë më parë procesin e vettingut e kaloi edhe Edmond Sulaj, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Për këto arsye, trupa e vlerësimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, bazuar në pikën 7 të nenit 56 ligji 12/ 2018 i ndryshuar, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në bazë të germës a të nenit 59, si dhe pikës 1 dhe dy të nenit 60 të ligjit 12/2018 të ndryshuar vendosi:

konfirmimin në detyrë të subjektit të vlerësimit zotit Ndue Doçi me funksion me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në Policinë e Shtetit.”, tha trupa e vlerësimit.

ndue doçi

Sondazh

Poll