20 Dhjetor 2023, 11:46
Nga A.B
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani është shprehur se nuk e “shqetëson retorika politike në raport me hetimet”. Teksa ishte i pranishëm në “Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverive”, ai thekson se çështjet me natyrë korruptive kërkojnë kohë dhe hetimet zgjasin shumë, megjithëse nuk ka përmendur një rast specifik.
“Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe ragimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurorëve të SPAK. Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqetëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk na ka munguar as mbështetja buxhetore. Çështjet me natyrë korruptive, apo të tenderave janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi, historitë, por edhe hetimi proaktiv, ai zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh. Nuk mund të krahasohet një çështje që ne hetojme me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore. Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik”, ka deklaruar Dumani.
Ditën e djeshme kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se PD do ngrejë padi penale ndaj prokurorëve të SPAK, të cilët i cilëson si njerëz “në shërbim të partisë”.
altin dumani sali berisha
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 11:38
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se shumica e çështjeve që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, k&e...
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 11:26
h.k
Burgu i Peqinit
PEQIN-Gjatë kontrolleve në burgun e Peqinit, policia ka bërë kërkime në lidhje me hetimet për vrasjen e...
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 11:24
A.B
Bujar Fundaj
TIRANË- Detaje të frikshme kanë dalë në dritë nga vrasja e gruas shtatzënë në Itali, Vanessë...
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 11:02
r.ll
bujar fandaj, vannesa ballan
ITALI- Vrasja e një 26-vjeçareje shtatzënë, ka tronditur provincën e Trevisos në Itali. B...
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 10:45
A.B
Vendi i ngjarjes
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e shqiptarit mbrëmjen e djeshme në Selanik. Ngjarja ndodhi n&e...
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 10:46
h.k
Foto nga kontrolli
TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e sotme në Shkodër, Lezh&...
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 10:28
r.ll
leonard farruku, alfred dosku
BRITANI- Vetëvrasja e dy shqiptarëve në qendrat e azilantëve në Britani ka shkaktuar zemërim te...
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 10:10
r.ll
sokol mjacaj, arben lleshi, indrit shaqja
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për Indrit Shaqjan i dënuari i cili u plagos n&eu...
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 09:55
A.B
Te burgosurit 'VIP'
TIRANË- Burgu i Durrësit, është institucioni me kushtet më të mira që strehon afërsisht 300 t&e...
Aktualitet
20 Dhjetor 2023, 09:52
A.B
Kole Hysenaj
TIRANË- Shkarkohet nga detyra me vendim të formës së prerë, Kolë Hysenaj. Kolegji i Posaçëm i Apelim...