Aktualitet

E pazakontë në Fier/ Gruaja dhunon ish-bashkëshortin mes qendrës së qytetit, banorët njoftojnë të alarmuar policinë

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat çiftin. Sipas informacione i dhunuari është Llambi Rrumnici, i njohur si inxhinier.

20 Dhjetor 2023, 11:53 Nga h.k
E pazakontë në Fier/ Gruaja dhunon ish-bashkëshortin mes
Vendngjajra

FIER- Një grua është parë të dhunojë burrin e saj në qytetin e Fierit paraditen e sotme. Ngjajra ka ndodhur pranë qendrës së qytetit, ku qytetarë të shumtë kanë qenë spektatorë të dhunës.

Disa prej tyre të alarmuar kanë njoftuar menjëherë policinë për të denoncuar rastin.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat çiftin. Sipas informacione i dhunuari është Llambi Rrumnici, i njohur si inxhinier. Nga burimet bëhet me dije se Rrumnici ka pasur probleme shëndetësore pas ngjarjes. 

Nw pamjet e videos shihen kur qytetarwt mundohen tw largojnw gruan nga ish-bashkwshorti duke i thwnw qw tw largohet. 

Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar.

Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri.

Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…”, ndërsa siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj…

 

gruaja dhunon burrin ne fier llambi rrumnici

Sondazh

Poll