Aktualitet

Detaje të reja nga burgu i Peqinit/ Policia kontrollon qelinë e Arben Lleshit, kujt i përket telefoni i gjetur brenda arkës së drurit?

Sipas njoftimit të Policisë Gjyqësore, Indrit Shaqja e ka pranuar pronësinë e telefonit pasi i është gjetur në qeli. 

20 Dhjetor 2023, 11:26 Nga h.k
Detaje të reja nga burgu i Peqinit/ Policia kontrollon qelinë e Arben
Burgu i Peqinit

PEQIN-Gjatë kontrolleve në burgun e Peqinit, policia ka bërë kërkime në lidhje me hetimet për vrasjen e Arben Lleshit, nga Sokol Mjacaj me bashkëpunëtor të dyshuar Indrit Shaqen. Në qelinë e viktimës Arben Lleshi është gjetur nga policia gjyqësore brenda një arkë druri një telefon që mendohet si i përkiste Indrit Shaqes.

Sipas njoftimit të Policisë Gjyqësore, Indrit Shaqja e ka pranuar pronësinë e telefonit pasi i është gjetur në qeli. 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 është rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku është vrarë viktima, që përkon me dhomën e të dënuarit Indrit Shaqja në IEVP Peqin, nga këqyrja e imtësishme e sendeve që ndodheshin në dhomë, konkretisht një arkë druri është sekuestruar një telefon celular që i përket të dënuarit Indrit Shaqja. Gjatë pyetjes së tij ai ka pranuar pronësinë e sendit telefon celular dhe në këto rrethana është arrestuar nga policia gjyqësore”-sipas njoftimit.

Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën. I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën.

sokol mjacaj

Sondazh

Poll