Aktualitet

Vetëvrasja e dy të rinjve në Britani/ Komuniteti shqiptar proteston përpara Home Office, kërkohen hetime të thelluara

Rachael Griffin, shefja e mjekësisë ligjore në Dorset konfirmoi se seanca e parë për vdekjen e të riut Leonard Farruku nga Manza e Durrësit do të mbahet më 21 dhjetor.

20 Dhjetor 2023, 10:28 Nga r.ll
Vetëvrasja e dy të rinjve në Britani/ Komuniteti shqiptar
leonard farruku, alfred dosku

BRITANI- Vetëvrasja e dy shqiptarëve në qendrat e azilantëve në Britani ka shkaktuar zemërim te komunitetit shqiptar atje, të cilët bashkë me shoqatat në mbrojtje të emigrantëve kanë protestuar përpara Ministrisë së Brendshme Home Office.

Gjatë protestës ata kërkuan hetime të thelluara dhe të plota, për vdekjen e dy të rinjve në qendrat e mbajtjes së azilantëve.

Alfred Dosku,37-vjeçari shqiptar nga Librazhdi, tentoi të vriste veten në qendrën e largimit të emigracionit Brook House pranë aeroportit Gatwick dhe më pas u dërgua në spitalin East Surrey, ku dhe ndërroi jetë. 

Ndërsa Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Manza e Durrësit është shqiptari tjetër vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani. I riu pagoi 4,000 euro për të kaluar Kanalin La Mansh me gomone duke hyrë ilegalisht në Britani verën e kaluar. Në bisedën e fundit me të afërmit, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet-hotel ishin të mira por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.

James Cleverly, sekretari i brendshëm britani disa ditë më parë duke folur për rastin e Leonard Farrukut deklaroi “se ajo vdekje e papritur dhe e trishtë do të hetohet plotësisht”. Ndërkohë, Rachael Griffin, shefja e mjekësisë ligjore në Dorset konfirmoi se seanca e parë për vdekjen e të riut Leonard Farruku nga Manza e Durrësit do të mbahet më 21 dhjetor.

leonard farruku alfred dosku

Sondazh

Poll