Aktualitet

Zbulohet SKANDALI/ Politikanëve “VIP” iu bë qelia duplex, në burgun e Durrësit u investua në fshehtësi të plotë

Një inspektim ka zbuluar se disa muaj më parë, brenda burgut janë lejuar grupe punëtorësh ndërtimi, të cilët kanë punuar për të krijuar kushte speciale për politikanët e arrestuar për korrupsion.

20 Dhjetor 2023, 09:55 Nga A.B
Zbulohet SKANDALI/ Politikanëve “VIP” iu bë qelia duplex,
Te burgosurit 'VIP'

TIRANË- Burgu i Durrësit, është institucioni me kushtet më të mira që strehon afërsisht 300 të paraburgosur në Shqipëri, mes tyre edhe ata që njihen si 'të burgosurit VIP'. I ndërtuar pas vitit 2007, ky institutucion është i vetmi që ofron kushte argëtimi që nuk i gjen në institucione të ngjashme, ku nuk mungojnë as ambientet e faljes për besimtarët, një bibliotekë e madje dhe palestër.

Ky institucion u pa si ideal pas nisjes së arrestimit të politikanëve të parë të lartë e më pas u bë “shtëpia” e mëse një duzine politikanësh e personazhesh VIP. Zgjatja e proceseve gjyqësore duket se ndikoi në një ndryshim thelbësor brenda burgut, në nevojën për krijuar kushte edhe më të mira.

Pas lajmit ku drejtoria e Burgjeve transferoi të gjithë të burgosurit VIP, politikanët e arrestuar për korrupsion, nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit, Media Ditari kontaktoi me disa zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë për të mësuar mbi arsyet.

Konfirmohet se kjo lëvizje erdhi pas ngjarjeve në burgun e Peqinit, por gjithashtu edhe për shkak të një skandali që është kryer me lejen e autoriteteve. Një inspektim ka zbuluar se disa muaj më parë, brenda burgut janë lejuar grupe punëtorësh ndërtimi, të cilët kanë punuar për të krijuar kushte speciale për politikanët e arrestuar për korrupsion.

Burime zyrtare bëjnë me dije se përmes ndërtimit të saleteve (material druri), këtyre politikaneve në paraburgim u ishte krijuar një dublex i vërtetë, me arkitekt të dedikuar ku sipër kishin krevatin e fjetjes ndësa poshtë kanë krijuar kushte të ndryshme; nga përdorimin i telefonave, laptopeve, e deri tek përdorimi i pijeve alkoolike.

E gjithë kjo ka ndodhur nën hundën e autoriteteve të cilat kanë lejuar modifikimin e qelive të ish zyrtarëve të lartë dhe pritet që ky skandal të shkaktojë një tërmet brenda autoriteteve në ministrinë e Drejtësisë.

Aktualisht, zyrtarët e lartë që vuanin në paraburgimin e Durrësit ishin ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish- kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ish-kryetari i bashkise se Bulqizes Lefter Alla, ish-kryetari i bashkisë Kukë, Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë Alfred Beleri, ish kryetari i Fushë Arrësit, Fran Tuci, ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-drejtori i forcave Operacionale, Oltion Bustri, etj.

te burgosurit vip

Sondazh

Poll