Sport

Vazhdimi i Lewandowskit te Barcelona, agjenti i polakut: "Ai do të qëndrojë"...

Pini Zahavi, agjenti i Lewandowskit, konfirmon pas një darke tre orëshe me Laporta, se sulmuesi polak do të qëndrojë.

20 Dhjetor 2023, 11:30 Nga DOSJA

Vazhdimi i Lewandowskit te Barcelona, agjenti i polakut: "Ai do të

SPANJE - Joan Laporta, presidenti i FC Barcelonës ​​dhe përfaqësuesi Pini Zahavi, agjent i Robert Lewandowskit, janë takuar për tre orë në Barcelonë pak ditë para hapjes së merkatos dimërore më 1 janar.

Pas daljes nga restoranti, ku u zhvillua takimi, Pini Zahavi u pyet nga shtypi për  vazhdimësinë e Lewandowskit te Barça dhe përgjigja e agjentit të sulmuesit polak ishte e fortë.

“Sigurisht, ai qëndron”, tha agjenti izraelit kur u pyet nëse Lewandowski do të vazhdojë të luajë për Barçën.

Situata e Robert Lewandowski (35 vjeç) te Barcelona mund të ndryshojë pas ardhjes së sulmuesit brazilian Vitor Roque (18 vjeç) në janar.

Pini Zahavi është gjithashtu agjent i Joshua Kimmich, një mesfushor i Bayern Munich, i cili mund t’i interesojë Barcelonën si një opsion për të zëvendësuar mungesën e Gavi.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll