Sport

Leonardo Bonucci drejt një rikthimi të madh në Itali?

I nisur drejt Gjermanisë për t’u stacionuar te Union Berlin, Leonardo Bonucci tashmë po mendon një rikthim në Itali.

20 Dhjetor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Leonardo Bonucci drejt një rikthimi të madh në Itali?

GJERMANI - Ndërsa vendosi t'i bashkohej Union Berlin verën e kaluar, Leonardo Bonucci tashmë mund të kthehet në Itali, teksa thuhet se AS Roma po mendon ta rekrutojë atë. 

Sipas burimeve gjermane, klubi romak është duke vlerësuar mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit italian këtë dimër. Me dëmtimin e Smalling dhe largimin e N'Dicka për CAN, José Mourinho kërkon përforcime dhe Bonucci përshtatet në mënyrë të përkryer me kriteret, një pistë me kosto të ulët dhe me përvojë.

Një rikthim që do t'i lejonte Leonardo Bonuçit të afrohej më shumë me familjen e tij, e cila mbeti në Torino. Në vështirësi në Gjermani dhe i vetëm, mbrojtësi italian shpreson të largohet shpejt nga Berlini dhe interesimi i AS Roma duket se i përshtatet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll