Sport

Guardiola: "Para Fluminense duhet të flemë. Ata luajtën një ditë më parë"...

“Për të arritur në këtë finale, duhet të bësh gjëra të pabesueshme, domethënë të fitosh Champions League. Kjo mund të jetë hera e vetme që ne e luajmë atë në jetën tonë”.

20 Dhjetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Guardiola: "Para Fluminense duhet të flemë. Ata luajtën

ARABIA SAUDITE - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka folur në mikrofonat e faqes zyrtare të klubit anglez, pas fitores 3-0 kundër Urawa, që i dha skuadrës së tij akses në finalen e Kupës së Botës për Klube:

“Lojtarët e dinë se sa e rëndësishme është për klubin. Për të arritur në këtë finale, duhet të bësh gjëra të pabesueshme, domethënë të fitosh Champions League. Kjo mund të jetë hera e vetme që ne e luajmë atë në jetën tonë. Nesër do të fillojmë të shikojmë Fluminense dhe do të përpiqemi të vendosim një performancë e mirë."

Guardiola foli edhe për planet në kuadër të finales: "Fli, fli dhe fli! Kushtet e fushës nuk ishin tamam të mira, por ne e dimë se si funksionon kjo punë. Tani duhet të pushojmë, sepse Fluminense kishte një ditë më shumë. Ne do të kemi një ditë të lirë, do të darkojmë së bashku dhe do të krijojmë atmosferën e duhur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll