Sport

E bujshme në Turqi! Presidenti i Istanbulspor tërheq ekipin gjatë një ndeshjeje... (video)

Presidenti Ecmel Faik Sarıalioğlu, e tërhoqi skuadrën nga fusha, pas golit të mysafirëve.

20 Dhjetor 2023, 05:28 Nga DOSJA

E bujshme në Turqi! Presidenti i Istanbulspor tërheq ekipin gjatë

TURQI - Përmbysje e bujshme gjatë Instabulspor-Trabzonspor. Në ndeshjen e vlefshme për ditën e 17-të të Super Ligës, presidenti i mikpritësve, Ecmel Faik Sarıalioğlu, e tërhoqi skuadrën nga fusha, pas golit të mysafirëve 2-1. 

Numri një i klubit në fakt kundërshtoi në mënyrë të hapur vendimin e gjyqtarit Ali Sansalan për të akorduar golin e epërsisë, pavarësisht një rishikimi të VAR-it, i cili, sipas tij, duhet të kishte theksuar një faull ndaj Loshajt. Sarıalioğlu zbriti në fushë dhe u tha lojtarëve të tij të tërhiqeshin nga ndeshja.

Të kota ishin edhe përpjekjet e kapitenit të Istanbulsporit për të bindur presidentin e tij të riparonte hapat e tij dhe të presidentit të Trabzonspor. Ndeshja u ndërpre përfundimisht në minutën e 73-të me rezultatin 1-2.

Ja dhe rasti për të cilin presidenti Ecmel Faik Sarıalioğlu, pretendon se kishte një ndërhyrje të gabuar ndaj futbollistit të Instabulsporit...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll