Sport

Chelsea sheh dritë në fund të tunelit, kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës!

Everton-Fulham u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa ishin miqtë ata që morën avantazhin në minutën e 41-të falë autogolit të Keane, teksa vendasit barazuan vetëm në minutë e 82-të me golin e realizuar nga Beto. Fituesi u vendos vetëm pas penalltive me rezultatin 6-7, me Fulham që triumfoi vetëm pasi realizoi penalltinë e shtatë.

20 Dhjetor 2023, 00:34 Nga DOSJA
Chelsea sheh dritë në fund të tunelit, kualifikohet për

ANGLI - Chelsea kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup, ndërsa eliminoi Newcastle vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt në “Stamford Bridge” u mbyll me barazimin 1-1. Takimi u zhbllokua në minutën e 16’ nga Wilson që kaloi lehtësisht mbrojtjen e Chelsea-t dhe shfrytëzoi një gafë të Badiashile për të gjetur rrugën drejt rrjetës.

Pas dëmtimit të Enzo Fernandez, sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja u aktivizua në minutën e 32-të. Broja pati mundësinë për të gjetur golin e barazimit në minutë e 38-të, por “perla” e realizuar nga shqiptari ishte “offside”.

Ndërsa u duk se po shuhej çdo shpresë për Chelsea-n, në minutën e 90+2’ Mudryk shfrytëzon një gafë të mbrojtjes së Newcastle dhe barazon, duke e çuar ndeshjen te penalltitë. Në fund penalltitë mbyllen me rezultatin 4-2, me Chelsea-n që siguron kalimin në fazën gjysmëfinale dhe eliminon Newcastle.

Koha e rregullt e Everton-Fulham u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa ishin miqtë ata që morën avantazhin në minutën e 41-të falë autogolit të Keane, teksa vendasit barazuan vetëm në minutë e 82-të me golin e realizuar nga Beto.

Fituesi u vendos vetëm pas penalltive me rezultatin 6-7, me Fulham që triumfoi vetëm pasi realizoi penalltinë e shtatë.

Port Vale-Middlesbrough mbyllet me rezultatin 0-3, me miqtë që prenë biletën për në gjysmëfinale të Carabao Cup, në një sfidë që e dominuan të gjithën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll