Aktualitet

Shkarkonte inerte në shtratin e lumit Erzen, arrestohet 50-vjeçari (VIDEO)

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

20 Dhjetor 2023, 09:06 Nga A.B
Shkarkonte inerte në shtratin e lumit Erzen, arrestohet 50-vjeçari
Momenti i arrestimit

TIRANË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga Policia. Ky shtetas është kapur në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, angazhim maksimal për goditjen e krimeve mjedisore dhe sundimin e ligjit në territor. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen. Sekuestrohet kamionçina me të cilën ishin transportuar inertet.

Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas hidhte mbetje inerte në shtratin e lumit Erzen, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Y. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Menaxhimi i mbetjeve".

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll