Aktualitet

“Arma nuk u fut përmes ushqimit apo skanerit”/ Gazetari zbulon detaje: Mjacaj bashkëpunoi me gardianët

Ai u shpreh se arma nuk është futur në burg për shkak të mosfunksionimit të skanerit, apo përmes ushqimeve, pasi kontrollet janë shumë të imtësishme.

20 Dhjetor 2023, 09:03 Nga A.B
“Arma nuk u fut përmes ushqimit apo skanerit”/ Gazetari zbulon
Julian Kasapi

TIRANË- Gazetari Julian Kasapi, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi një tjetër të dënuar me armë zjarri. Kasapi u shpreh se motivi i vetëm për këtë rast është vrasja me pagesë, duke marrë parasysh edhe historinë e hakmarrjes që ka mes fisit Lleshi ku bënte pjesë viktima dhe fisit Hoxha.

Ai u shpreh se arma nuk është futur në burg për shkak të mosfunksionimit të skanerit, apo përmes ushqimeve, pasi kontrollet janë shumë të imtësishme.

“Motivi i vetëm është vrasja me pagesë, duke marrë parasysh edhe historinë e hakmarrjes që ka mes fisit Lleshi dhe Hoxha. Arben Lleshit i janë vrarë disa të afërm më herët. Ky nuk është rasti i parë që futen armë në burgjet shqiptare. Nuk mendoj se arma u fut sepse nuk punonte skaneri. Kontrollet në burgun e Peqinit janë shumë të imtësishme edhe nëse nuk punon skaneri. Nuk ka më histori ushqimesh në burgje sot. Të burgosurit marrin para dhe ushqimet i porosisin. Nuk është as histori kamerash, por bashkëpunimi me gardianët.

Ata janë hallka më vulnerabël e sistemit të burgjeve sepse janë të keqpaguar dhe krimi në burgje të tilla u bën karshillëk atyre sepse blihen lehtësisht dhe kërcënohen nga krimi. Mendoj se në këtë rast janë blerë nga krimi i hakmarrjes”, u shpreh ai.

vrasje ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll