Aktualitet

Vrasja e gruas shtatzënë në Itali, arrestohet shqiptari, mediat italiane: Viktima e kishte denoncuar për përndjekje

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë.

20 Dhjetor 2023, 08:22 Nga A.B
Vrasja e gruas shtatzënë në Itali, arrestohet shqiptari, mediat
Bujar Fandaj

ITALI- Bujar Fandaj nga Kosova, i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali, është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas mediave italiane, viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor. Dyshja raportohet se ka qënë në një lidhje romantike, e cila mori fund muaj më parë. Ka qenë një i afërm i viktimës që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Partneri i 27-vjeçares ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Çifti ishin bashkë prej 11 vitesh dhe kishin një fëmijë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë./Dosja.al

 

 

 

bujar fandaj vrasje ne itali itali

Sondazh

Poll