Aktualitet

Tronditëse në Itali! 41-vjeçari shqiptar dhunon dhe godet 7 herë me thikë një grua shtatzënë (EMRAT)

Në trupin e viktimës, u konstatuan plagë të ndryshme me thikë, të paktën shtatë në pjesën e gjoksit. Për më tepër, fytyra e saj ishte e fryrë dhe gruaja ishte rrahur para se të vritej.

19 Dhjetor 2023, 21:16 Nga a.l
Tronditëse në Itali! 41-vjeçari shqiptar dhunon dhe godet 7
Vanessa Ballan

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali. Një shqiptar i identifikuar me emrin BujarFandaj ka dhunuar dhe më pas ka goditur me thikë një 27-vjeçare të identifikuar me emrin Vanessa Ballan. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në provincën e Trevisos në hyrje të banesës së të resë. 

Në trupin e viktimës, u konstatuan plagë të ndryshme me thikë, të paktën shtatë në pjesën e gjoksit. Për më tepër, fytyra e saj ishte e fryrë dhe gruaja ishte rrahur para se të vritej.

Tre muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndërsa i pari është 4 vjeç. Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello, si ajo me origjinë nga Castelfranco Veneto. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket. Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht.

Policia e Karabinierëve është fokusuar tek Fandaj pas marrjes në pyetje Burimet thanë se bashkëshorti i viktimës e ka gjetur dhe ka dhënë alarmin. I dyshuari mendohet se ka ikur në këmbë. 

vanessa ballan bujar fandaj

Sondazh

Poll