Aktualitet

FOTOT/ Sherr mes dy shqiptarve në Selanik, i riu plagos bashkëatdhetarin me armë zjarri

Pas të shtënave autori me origjinë shqiptare, u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa policia nisi kërkimet për ta gjetur dhe arrestuar.

19 Dhjetor 2023, 22:45 Nga I.A

 

FOTOT/ Sherr mes dy shqiptarve në Selanik, i riu plagos
Te shtenat me arme

 

GREQI- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj një shqiptari në Selanik gjatë mbrëmjes së sotme. Protothema shkruan se atentati ka ndodhur në zonën e Xirokrinit, në Selanik, në orën 22:00, jashtë një restoranti në rrugën Ampelonon.

Dy persona kanë qenë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe në një moment njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi tjetrin një herë në këmbë. Pas të shtënave autori me origjinë shqiptare, u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa policia nisi kërkimet për ta gjetur dhe arrestuar.

I plagosuri gjithashtu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital për të marrë mjekim. Zona u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur sapo viktima ka zbritur nga makina e tij.

plagoset shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll