Sport

Xhaka tregon të vërtetën e largimit nga Arsenali: “Arsenali donte të më hiqte qafe!”

Mesfushori kosovar i Zvicrës theksoi se te “The Gunners” donin ta hiqnin qafe dhe shton se pavarësisht se ishte kapiten, asnjë njeri përveç trajnerit Mikel Arteta nuk tregoi respekt për të.

20 Dhjetor 2023, 00:21 Nga DOSJA
Xhaka tregon të vërtetën e largimit nga Arsenali: “Arsenali

GJERMANI - Mesfushori me origjinë shqiptare i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka ka folur si rrallëherë për largimin e tij nga Arsenal.

Në një intervistë për mediet britanike, Xhaka theksoi se te “The Gunners” donin ta hiqnin qafe dhe shton se pavarësisht se ishte kapiten, asnjë njeri përveç trajnerit Mikel Arteta nuk tregoi respekt për të.

“Arsenali nuk tregoi respekt për mua edhe pse unë isha kapiten. Ishte e qartë se ata donin të më hiqnin qafe, përveç një personi, Arteta, ai më ka respektuar gjithmonë”-u shpreh Granit Xhaka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll