Bota

Ish-gruaja e vrasësit serial francez shpallet fajtore për bashkëpunim në vrasjen e studentes 20-vjeçare nga Britania

Mënyra e veprimit të çiftit ishte që Olivier duhet t'i joshte viktimat në automjet, pasi një grua kishte më pak gjasa t'i bënte viktimat që të frikësoheshin apo të dyshonin.

19 Dhjetor 2023, 23:06 Nga A.TH
Ish-gruaja e vrasësit serial francez shpallet fajtore për
Monique Olivier

FRANCË- Ish-bashkëshortja e vrasësit serial francez Michel Fourniret u shpall fajtore për bashkëpunim në vrasjen e studentes britanike Joanna Parrish dhe dy viktimave të tjera franceze. Monique Olivier, 75 vjeç, i kishte pranuar akuzat, por një paneli prej tre gjyqtarësh dhe gjashtë juristësh iu deshën akoma më shumë se 10 orë për ta shpallur fajtore pas një gjyqi tre-javor.
Ajo u dënua me burgim të përjetshëm, me një afat minimal prej 20 vjetësh. Olivier po vuan burgim të përjetshëm për rolin e saj në fushatën gati dy dekadash të rrëmbimeve dhe vrasjeve që traumatizuan Francën.

Fourniret, i njohur si "Ogre i Ardennes", u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008 për vrasjen e shtatë vajzave. Fourniret vdiq në vitin 2021, në moshën 79-vjeçare, përpara se të mund të sillej në gjyq për vrasjet. Mënyra e veprimit të çiftit ishte që Olivier duhet t'i joshte viktimat në automjet, pasi një grua kishte më pak gjasa t'i bënte viktimat që të frikësoheshin apo të dyshonin. Fourniret do të priste mbrapa ose do të qëndronte më tej përgjatë rrugës, me prentedimin se i kishte mbaruar benzina. Shpesh çifti përdorte djalin e tyre, Selimin, atëherë një foshnjë.

Parrish, një studente e gjuhës në universitetin e Leeds-it, i cila po kalonte tetë muaj duke punuar si asistente mësimdhënëse në një shkollë të mesme në Auxerre, kishte vendosur një reklamë të vogël në gazetën lokale që ofronte shërbime mësimdhënieje dhe kujdesi për fëmijët. Ajo shpresonte të mblidhte para për të vizituar të dashurin e saj, Patrick Proctor, i cili studionte rusisht në Çekosllovakinë e atëhershme.

michel fourniret monique olivier

Sondazh

Poll