Bota

4 të vdekur dhe mijëra njerëz pa energji për shkak të stuhisë në verilindje të SHBA-së

Një grua vdiq nga përmbytjet jashtë Charleston, Karolina e Jugut, dhe tre burra në shtetet verilindore u vranë ndërsa stuhia po zhvendosej drejt Kanadasë.

19 Dhjetor 2023, 20:38 Nga A.TH
4 të vdekur dhe mijëra njerëz pa energji për shkak të
Permbytja

SHBA- Të paktën katër persona humbën jetën si pasojë e një stuhie masive që ka goditur në verilindje të SHBA-së, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike, përmbytje dhe vonesa të fluturimeve. Një grua vdiq nga përmbytjet jashtë Charleston, Karolina e Jugut, dhe tre burra në shtetet verilindore u vranë ndërsa stuhia po zhvendosej drejt Kanadasë.

Miliona banorë të Bregut Lindor ishin nën vëzhgimin për shkak të përmbytjeve dhe më shumë se 600 mijë ishin pa energji të martën në mëngjes. Mediat e huaja raportojnë se moti solli shi të madh që çoi në përmbytje të lumenjve. Shpejtësia e erës arriti gati 113 km/h përgjatë bregdetit jugor të Nju Anglisë.

Erërat e forta dhe shiu kanë krijuar kushte të rrezikshme udhëtimi, duke sjellë më shumë se 4,900 fluturime të vonuara dhe 500 të anulluara që udhëtojnë drejt ose në SHBA, sipas FlightAware. Aeroportet më të prekura ishin në zonat e Bostonit dhe Nju Jorkut. Shkollat në të gjithë rajonin e Neë England janë detyruar gjithashtu të anulojnë ose vonojnë mësimet për shkak të kushteve të rrugës. Mot më i thatë pritet në ditët në vijim, sipas NëS, duke lejuar që një pjesë e përmbytjeve të tërhiqen.

flightaware stuhi ne shba

Sondazh

Poll