Bota

Brazili ia kalon Kanadasë, bëhet ekonomia e nëntë më e madhe në botë

Brazili ngjitet me dy pozicione në renditje në krahasim me vitin e kaluar falë kombinimit të kursit më të favorshëm të këmbimit dhe rritjes ekonomike më të lartë se parashikimi.

19 Dhjetor 2023, 21:46 Nga A.TH
Brazili ia kalon Kanadasë, bëhet ekonomia e nëntë më e
Luiz Inacio Lula da Silva

BRAZIL- Brazili ia kalon Kanadasë dhe konsolidohet si ekonomia e nëntë më e madhe në botë. Të dhënat u raportuan nga presidenca braziliane në një shënim të publikuar në platformën X në të cilin konfirmon parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuara në edicionin e tetorit të Perspektivës Ekonomike Botërore.

“Ne e mbyllim vitin në mënyrë të jashtëzakonshme. Njerëzit janë më të lumtur, Brazili rritet, pagat rriten, papunësia ulet. Është një situatë e këndshme, duke pasur parasysh që gjetëm një vend të shkatërruar nga qeveria e mëparshme” shkruajti presidenti Luiz Inacio Lula da Silva.

Brazili ngjitet me dy pozicione në renditje në krahasim me vitin e kaluar falë kombinimit të kursit më të favorshëm të këmbimit dhe rritjes ekonomike më të lartë se parashikimi. Analizat e FMN-së të publikuara në prill parashikonin se vendi do të fitonte pozicionin e dhjetë këtë vit dhe do të arrinte në vendin e nëntë vitin e ardhshëm, duke rifituar pozicionin që mbante në 2019 para pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, sipas parashikimeve aktuale, të ndikuar nga të dhënat inkurajuese në lidhje me tre tremujorët e parë të vitit 2023, PBB-ja braziliane do të mbyllet me 2,127 miliardë dollarë, 9 miliardë dollarë më shumë se ajo e Kanadasë, e cila zbret në vendin e dhjetë. Në vendin e tetë, jo shumë prapa renditet Italia, me 2,186 miliardë dollarë. Vendi i shtatë shkon në Francë me 3,049 miliardë dollarë.

luiz inacio lula da silva fmn

Sondazh

Poll