Bota

Izraeli publikon deklaratën: Mjeku në Gaza pranon aktivitetin e Hamasit në spital

Kahlot, sipas deklaratës, zbuloi se ai ishte rekrutuar nga Hamasi në vitin 2010 me gradën gjeneral brigade.

19 Dhjetor 2023, 21:25 Nga A.TH
Izraeli publikon deklaratën: Mjeku në Gaza pranon aktivitetin e
Foto Ilustruese

IZRAEL- Ahmed Kahlot, drejtori i spitalit Kamal Adwan në Jabalya, i cili u arrestua javën e kaluar nga ushtria izraelite, pranoi gjatë marrjes në pyetje se aktivitetet e krahut ushtarak të Hamasit zhvillohen në institucionin e tij. Kështu thuhet në një deklaratë nga ushtria dhe Shin Bet, Shërbimi i Sigurisë së Brendshme Izraelite. Kahlot, sipas deklaratës, zbuloi se ai ishte rekrutuar nga Hamasi në vitin 2010 me gradën gjeneral brigade.

“Anëtarët e krahut ushtarak të Hamasit shërbejnë si mjekë, ndihmësmjekë, nëpunës dhe staf zyre. Ata kanë në dispozicion ambulancën e tyre”, thuhet në deklaratën e publikuar nga pala izraelite.

Një javë më parë, stafi dhe shumë prej pacientëve të spitalit Kamal Adwan në Jabalya u arrestuan nga forcat e ushtrisë izraelite. Sipas IDF-së bastisjet në ndërtesat publike, siç janë edhe spitalet ndodhin sepse dyshohet se autoritetet bashkëpunojnë më anëtarë të Hamasit.

ahmed kahlot kamal adwan

Sondazh

Poll