Politike

Berisha Nëse del një dokument i vetëm që të jem i përfshirë në korrupsion unë largohem nga politika

Berisha tha nëse del një dokument i vetëm që të faktojë korrupsionin e pretenduar atëherë ai do të largohet përfundimisht nga politika.

18 Dhjetor 2023, 22:09 Nga I.A
Berisha Nëse del një dokument i vetëm që të jem i
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se kjo që po ndodh ndaj tij është pasojë e një vendimi të marrë nga DASH. I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Berisha tha nëse del një dokument i vetëm që të faktojë korrupsionin e pretenduar atëherë ai do të largohet përfundimisht nga politika.

“Nëse këta duan të fshehin Ramën pas të tjerëve, kjo ëhstë punë tjetër. Por të garantoj se është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama. Unë nuk mund të mohoj se jam person i shpallu non grata nga Sekretari Blinken. Por të garantoj ashtu sicc kam thënë dhe më herët, se nëse del qoftë dhe një dokument i vetëm që të faktojë korrupsionin, unë largohem nga politika”, u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll